Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Tavë me patëllxhanë dhe kungulleshka

Tavë me patëllxhanë dhe kungulleshka

Për një vakt të plotë dhe super të shijshëm, kjo është padyshim receta që ju duhet. Shumë e lehtë në përbërës dhe në përgatitje. Nëpërmjet kësaj pjate përfitoni shumë vlera ushqyese.
Përbërësit:
2 gota ujë
4 lugë gjelle gjalpë
240 gram bukë e thekur (e grirë)
1 patëllxhan
2 kungulleshka
1 qepë
1 domate
1 lugë çaji trumzë
2 gota djathë
Kripë
Piper

Përgatitja:
Miksoni ujin dhe gjalpin në një tas. Vendosini në mikrovalë për 8-10 minuta. Më pas trazojini me një pirun derisa të bëni një masë kremoze.
Vendosni patëllxhanin, kungulleshkat, domaten dhe qepën në një tigan të madh. Spërkatini me trumzë, kripë dhe piper.
Gatuajini në temperaturë mesatare për 15-20 minuta. Largojini më pas nga zjarri.
Ngrohni furrën në temperaturën 175 gradë Celcius. Lyeni me pak yndyrë një tavë pjekje. Hidhni një shtresë me perime, një shtresë djathë dhe në fund bukën e grirë.
Spërkatini me përzierjen me gjalpë dhe me djathin e mbetur. Piqini për 30-40 minuta.

Keshilla