Surprizë! Danjel dhe Fotini në pritje të fëmijës së parë


U dashuruan në Big Brother, u martuan, po shijojnë muajin e mjaltit dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e bukur e kanë dhënë vetë Fotini e Danjel.
"Lafoda family", shkruhet në foton e postuar në Instagram ku të dy kanë rrethuar barkun e Fotinisë.
Menjëherë fansat kanë nisur t'i urojnë shtatzëni të mbarë por çifti ende nuk u ka kthyer përgjigje.
Megjithatë dyshimet i ka shtuar edhe fakti që Fotinia ka vënë disa kilogramë më tepër dhe këtë ja kanë vënë në dukje edhe fansat.
Na mbetet veçse ti urojmë shtatzëni të mbarë Fotinisë!

Powered by Blogger.