Mund t’ju duket e çuditshme, por me shalqi mund të përgatisni një recetë supe të mrekullueshme. Njihuni me përbërësit dhe me mënyrën e përgatitjes. Shijojeni!
Përbërësit:
3 kg shalqi
½ gota kos
1 lugë lugë çaji xhenxhefil i freskët
½ limon (lëngu)
5-6 gjethe mente, të grira
Pak kripë
Pak arrëmyshk
Arra për servirje
Përgatitja:
Shtoni shalqirin e prerë në copa, kosin dhe xhenxhefilin në një blender. Më pas hidhni lëngun e limonit, menten e grirë, pak kripë dhe arrëmyshk.
Lërini derisa të merrni një përzierje homogjene.  Hidheni supën e përgatitur në një enë me kapak dhe vendoseni në frigorifer përgjatë gjithë natës.
Shërbejeni të nesërmen me pak arra të grira, sipas dëshirës.