Si të bëni puding me oriz dhe kajsi

Image may contain: dessert and food

Ky është versioni më i ri i përgatitjes së pudingut me oriz. Kajsitë e gatuara sipas kësaj recete ia shtojnë akoma më shumë shijen. Një ëmbëlsirë e mrekullueshme për të gjithë familjen.
Përbërësit:
850 ml qumësht
45 gram sheqer
2 portokalle
100 gram oriz
55 gram rrush i thatë (opsional)
300 gram kajsi
1 shkop kanellë

Përgatitja:
Ngrohni së pari furrën në temperaturën 160 gradë Celcius.
Hidhni qumështin, sheqerin  dhe lëkurën e grirë të portokallit në një enë të madhe. Vendosini në zjarr të ziejnë.
Hidhni orizin dhe rrushin e thatë në një tavë. Shtoni mbi të përzierjen me qumësht dhe përziejini mirë.
Piqeni pudingun në furrë për 30-45 minuta, ose derisa orizi të jetë gatuar plotësisht.
Ndërkohë, kombinoni kajsitë e pastruara nga farat dhe të prera në copa me lëngun e portokallit dhe kanellën në një enë mesatare. Mbulojini dhe lërini të ziejnë për 10 minuta.
Largoni lëngun dhe gatuajini kajsitë edhe për pak minuta. Hiqni shkopin e kanellës dhe hidhini ato mbi pudingun me oriz.



Powered by Blogger.