Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Si të bëni akullore me dardha

Image may contain: dessert and food

E keni provuar shijen e mrekullueshme të akulloreve me dardha? Nëse jo, kjo është receta që ju duhet. Mund t’i bëni vetë në shtëpi në vetëm pak minuta.
Përbërësit:
2 gota qumësht
2 gota krem pana (ajkë qumështi)
1 shkop kanellë
6 dardha
6 të verdha veze
½ gotë sheqer

Përgatitja:
Kombinoni qumështin, kremin pana dhe kanellën në një enë. Vendosini të ziejnë në zjarr në temperaturë mesatare. Pasi të vlojnë largojini nga zjarri, mbulojini dhe lërini mënjanë për 30 minuta.
Në një enë të madhe gatuani dardhat e qëruara dhe të grira për 45 minuta. Bëjini pure në një blender.
Hidhni në të të verdhat e vezëve dhe sheqerin. Shtojini te përzierja me qumësht. Largoni shkopin e kanellës dhe vendosini në zjarr. Gatuajini për  rreth 5 minuta.
Largojeni përzierjen nga zjarri dhe hidheni në një enë të qëndrueshme. Vendoseni në frigorifer për disa orë.      

Keshilla