Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Shpërthen Olsi BB: Na lodhët, unë me Fjorentinën nuk jemi......

Olsi dhe Fjorentina ishin një nga çiftet më të komentuara të Big Brother. Pas daljes çifti vazhdoi lidhjen duke i treguar të gjithëve se dashuria e tyre ishte më e fortë pavarësisht të gjithave.
Çifti poston shpesh foto me njëri tjetrin, por duke qenë se prej disa ditësh nuk janë parë bashkë, fansat kanë dyshuar për një ndarje të tyre.
Olsi ka shpërthyer me anë të një postimi në Instastory duke shkruar se është lodhur nga pyetjet nëse ai dhe Fjori janë ndarë pasi ata nuk mund të rrinë 24 orë bashkë se nuk janë më në Big Brother.
"Sa për informacion, unë nuk rri me Fjorin 24 orë në ditë se nuk jemi në “BB9”. Kemi kushërinj, shoqëri, familjarë dhe çdo njeri ka rëndësinë e tij. Shoh disa komente pa lidhje të tipit a jeni ndarë…ku e ke Fjorin? Dhe burri me gruan nuk rrinë gjithë kohën bashkë jo më dy të lidhur. Kështu që po na lodhini me këto pyetje që bëni pasi çdo njeri ka nevojë për hapësirën e tij", shkruan Olsi.


Keshilla