‘Shpërthen’ Fiorentina,flet për ndarjen nga Olsi


Olsi dhe Fiorentina kanë qënë padyshim një nga çiftet më të përfolura të edicionit të 9 të ‘Big Brother Albania’. Ata lakoheshin vazhdimisht në media për xhelozitë e Fiorentinës, ndonjëherë mospërfilljen e Olsit, trekëndëshet e krijuar me Armelën dhe Ambrën e jo vetëm.

Pas daljes nga shtëpia ata vazhduan lidhjen e tyre të lumtur dhe shpesh postonin foto ku dukeshin duke u zgjuar bashkë në krevat.

Ndjekësit kanë aluduar disa herë se ata mund të ishin ndarë pasi nisën të ndanin edhe momente pa njëri-tjetrin në rrjetet sociale, diçka kjo jo fort e zakontë për syrin e publikut e të ndjekësve që ishin mësuar t’i shihnin bashkë në ‘InstaLive’ etj. Ditë e sotme, Fiorentina, e irrituar nga pyetjet e shpeshta nëse është ndarë apo jo nga Olsi ka bërë një status për këtë.

“Të dashur njerëz të mirë! Do t’ju lutesha të mos bënit më pyetje të tipit: A je ndarë me Olsin? Cdokush ka hapësirën e vetë dhe nëqoftëse doni të isni me Olsin, të dini më shumë për të, shkruajini vetë. Faleminderit për mirëkuptimin!” shkruan ajo.

Powered by Blogger.