Sërish rival! Olsi dhe Damiano duan të njëjtën vajzë jashtë shtëpisë

Brenda shtëpisë së Big Brother Olsi dhe Damiano nuk i kishin marrëdhëniet shumë të mira, madje sherri i tyre degradoi në ofendime dhe të pështyra. Por pas daljes, dy ish-banorët u pajtuan dhe sot duket se janë shumë shokë të mirë ku shpeshherë i kushtojnë postime njëri tjetrit.
Mirëpo dy beqarët mbrëmjen e djeshme ne të Tabloid.al i kapëm duke gjuajtur një nga ish-banoret e Big Brother 7, Xhulin.
Pasi një fanpage e Big Brother postoi foton e Xhulit, Olsi dhe Damiano nisën të komentonin duke e gjuajtur hapur Xhulin. 
"E shikon ça ka pas më parë o Olsi. Ta bënte zemra të debatoje me këtë? As bëhet llaf", komenton Damiano. 
"Mos me ta bo zemra me e nominu", ja kthen Olsi. "Unë dilja vet vullnetar për nominim", replikon Damiano. "unë u arratisja nga shtëpia", vazhdon Olsi. 
"Pse flisni pas shpine ju të dy", ndërhyri Xhuli. "Kjo nuk është të flasësh pas shpine. Kjo është gjuajtje publike. Ka më hapur", ja kthen Damiano - Xhulit ndërsa Xhuli me merakun se mos e bëjnë lajm i thotë të mos vazhdojnë më.
"Kalo privat", i thotë Damiano dhe komentet më pas i fshinë, por ne të Tabloid.al arritëm t'i ruajmë. Në këtë rast Damiano duket se u tregua më i shkathët dhe ja mori Xhulin, Olsit, por kuriozë jemi çfarë kanë biseduar në privat dy ish-banorët./

Powered by Blogger.