Rrëfehet Anxhali: Nuk kam lekë, jeta më është bërë ferr


Një nga personazhet më të dashura të serialit "Si ta quaj këtë dashuri" është padyshim Anxhali. Aktorja Daljeet Kaur është shpehur shumë e mërzitur në një intervistë pak ditë më parë.
"Tani jam duke kaluar disa situata jo të këndshme dhe po mundohem të rregulloj gjithçka në jetën time. Nuk besoj tek shprehja "Paratë nuk e blejnë lumturinë" sepse jeta është e vështirë pa para. Jeta më është bërë ferr pa lekë", u shpreh aktorja.
Ajo tha se gjatë kësaj kohe ka humbur shumë peshë megjithatë nuk përmendi mbajtjen e një diete ç'ka do të thotë se edhe mërzitja ka ndikuar në humbjen e peshës.
Daljeet Kaur është divorcuar nga bashkëshorti dy vite më parë. Ajo ka një djalë të vogël dhe në intervistë u shpreh se ende nuke e ka gjetur mashkullin e jetës dhe se nuk po nxitohet për këtë.

Powered by Blogger.