Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Përdorni këtë miell për të bërë kekun më të shijshëm veror

Përdorni këtë miell për të bërë kekun më të shijshëm veror\

Keku është një ndër ëmbëlsirat më të thjeshta për t’u përgatitur. Mund ta gatuani në mënyra të ndryshme, por nëse përdorni këtë miell do të provoni një shije të mrekullueshme. Ja cili është ai…
Përbërësit:
4 vezë
650 ml qumësht
200 gram miell orizi
100 gram gjalpë
½ gotë sheqer

Përgatitja:
Hidhni sheqerin dhe vezët në një tas. Rrihini me një rrasëhe kuzhine derisa të merrni një përzierje homogjene.
Shtoni miellin e orizit dhe përziejini mirë. Hidhni më pas edhe gjalpin e shkrirë dhe qumështin.
Lyeni një formë keku me pak yndyrë dhe hidhni në të përzierjen me miell orizi.
Vendoseni kekun në furrë dhe piqeni në temperaturën 170 gradë Celcius për 30 minuta.

Keshilla