Pas ndarjes nga Olsi, Fjorentina ndryshon tërësisht pamjen..(FOTO)

Ish-banorja e Big Brother 9, Fjorentina ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit për shkak të ndarjes nga ish-banori tjetër, Olsin me të cilin prej disa muajsh po jetonte një histori dashurie.
Mirëpo dihet tashmë botërisht që kur një vajzë ndahet nga i dashuri dhe mbyll një etapë të jetës, bën një ndryshim në pamje. Dhe Fjorentina nuk mund t'i shpëtonte kësaj.
Ditën e sotme ajo ka postuar një foto në Instagram ku shihet me një pamje krejt të re. Flokë të prera drejt dhe ngjyrë gështenjë.
Ndjekësit e kanë komplimentuar banoren për pamjen dhe mesa duket edhe Olsit i ka pëlqyer pamja e e re e Fjorentinës pasi i ka bërë "like" fotos./Tabloid.al



Powered by Blogger.