Pajal tregon arsyen pse nuk flet me Kushin: Ja çfarë ka ndodhur..

Prej disa ditësh në mediat indiane është përhapur lajmi se aktoret Sanaya Irani e njohur si Kushi nga seriali “Si ta quaj këtë dashuri” dhe Deepali Pansare e njohur si Pajal, nuk flasin me njëra tjetrën.
Në një intervistë për mediat indiane, Deepali ka dhënë edhe arsyen se pse ato nuk flasin dhe mesa duket shkak është bërë roli kryesor.
“Rolet kryesore marrin gjithë vëmendjen e serialit dhe kjo më lëndon. Unë kam luajtur disa role gjatë karrierës sime dhe përsëri regjisorët më telefonojnë për të më kërkuar role te vogla. Roli im në "Si ta quaj këtë dashuri" thuajse nuk fliste fare”, u shpreh aktorja.
“Jo nuk dua të them që nuk flas me Sanaya Irani vetëm sepse kishte rolin kryesor por nuk më ka ardhur mirë që regjisori rolin tim e vinte gjithmonë në plan të dytë”, shtoi ajo.

Powered by Blogger.