Olsi i thotë që ka dalë në pension, Fjorentina ja dhjet

Edhe pse të ndarë, Fjorentina dhe Olsi mbeten dyshja më e komentuar e momentit. Në fillim u duk sikur Fjorentina nuk do e kalonte lehtë ndarjen, por në fakt po rezulton e kundërta.
Fjorentina po shihet me shoqëri nëpër festa e pushime ndërsa Olsi duket se nuk shkëputet dot nga ish-e dashura.
Përveçse pëlqen çdo foto të saj, së fundmi ish-banori ka filluar edhe të komentojë në fotot e Fjorentinës.
Sot ajo ka postuar një foto ku shfaqet e menduar dhe që ka sjellë menjëherë reagimin e ndjekësve pas përshkrimit që ajo kishte lënë. "Mendimet e tepërta të plakin shpejt", shkruante Fjorentina.
Ndër komentet e shumta është edhe ai i Olsit i cili i komenton: "Hahahaha kur dalin thinjat, del n'pension".
Ndërsa Fjorentina nuk ja ka kursyer dhe i është përgjigjur: "Si puna jote që je thinjur shpejt apo jo?".
Pas kësaj përgjigje të Fjorentinës, Olsi i gjetur ngushtë nuk i ka komentuar më.

Powered by Blogger.