Nuk e dinit, por ky është profesioni i vërtet në jetë i Arbana Osmanit


Të gjithë e njohim si moderatoren e dashur të “Top Medias”, e cila ka drejtuar disa prej programeve më të suksesshme, duke filluar që nga ato në “Top Albania Radio”, tek “Big Brother”, “E diell”, ‘Dua të të bëj të lumtur” etj.


Por me siguri, të paktë janë ata që e dinë se cili është në të vërtetë profesioni i Arbana Osmanit, për të cilin ajo edhe ka kryer studimet universitare. Ndoshta dikush do të presë ndonjë degë të çuditshme, por Arbana në të vërtetë nuk është aspak larg fushës për të cilën ka studiuar.

Moderatorja e suksesshme me origjinë nga Dibra ka kryer studimet në degën e Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë. Karriera e saj ka nisur thuajse dy dekada më parë, kur në fund të viteve ‘90, ajo u bë e njohur nga puna e saj në “Top Albania Radio”. Dalëngadalë Osmani nisi shkëputjen nga radio, për t’u shndërruar më pas në moderatoren e njohur që është sot, me një listë programesh super të suksesshme që sot identifikohen me figurën e saj.


Powered by Blogger.