Nuk do ta besoni se çfarë pune bënin disa nga aktorët indian para se të bëheshin të famshëm!!!

Jo të gjithë aktorët e kanë pasur të lehtë për të arritur aty ku janë sot. Shumë prej tyre kanë pasur profesion krejt tjetër nga aktrimi, derisa fati i ka trokitur në derë. Ja çfarë kanë punuar disa nga aktorët e serialit "Si ta quaj këtë dashuri" para se të bëheshin aktorë.
Sanaya Irani e njohur si Kushi e filloi karrierën e saj si modele që më pas i hapi rrugën si aktore. Ajo e nisi aktrimin në vitin 2006. 
Barun Sobti i njohur si Arnav ka punuar për 7 vite si menaxher i operacioneve në një kompani telefonike. Ai e nisi aktrimin në vitin 2009.
Deepali Pansare e njohur si Pajal ka punuar si inxhiniere në një kompani shumë të fuqishme në Mumbai por gjithmonë ka ëndërruar që të jetë aktore prandaj e la punën për aktrimin.
Akshay Dogra i njohur si Akash ka punuar për shumë vite prapa kamerës si producent ekzekutiv. Ai filloi aktrimin në vitin 2008.
Daljeet Kaur e njohur si Anxhali para se të bëhej aktore ka qenë Miss. Ajo ka marrë disa tituj si "Miss Pune", Miss Navy", Miss Mumbai" etj. Ajo e nisi aktrimin në vitin 2005.
Karan Goddwani i njohur si NK ka punuar si instruktor kërcimi në Institurin e Shiamak Davar në Mumbai. Ai e nisi aktrimin në vitin 2008.
Sana Makbul e njohur si Lavanja ka punuar si modele dhe ka marrë pjesë në shumë reklama televizive. Ajo e nisi aktrimin në vitin 2010.
Powered by Blogger.