Ndahet nga jeta aktori turk i serialit 'Lugina e Ujqërve'


Një prej emrave më të njohur të kinematografisë turke është përcjellë për në banesën e fundit. Kuzey Vargin u bë i njohur në Shqipëri me rolin e "Adil Esrefoglu" nga seriali "Lugina e Ujqërve". 
Vargin e nisi karrierën e tij kinematografike në vitet 1960 dhe ndryshe nga shumë aktorë të i rezistoi kohës duke luajtur edhe në “epokën e serialeve”.
Aktori turk vuante nga tensioni i lartë dhe qëndroi në reanimacion në provincën bregdetare të Muglas për më shumë se një muaj për shkak të mosfunksionimit të veshkave.
Në ceremoninë mortore të mjeshtrit të kinematografisë morën pjesë shumë aktorë. Por media turke vuri re mungesën e Necati Sasmaz (Polat Alemdar)
Mungesa e Sasmazit u etiketua si mungesë respekti ndaj kujtimit të Vargin duke qenë se të dy janë kolegë dhe kanë luajtur së bashku në serialin "Lugina e Ujqërve".

Powered by Blogger.