Mos e humbisni këtë intervistë të Kushit dhe Arnav!

Arnav dhe Kushi janë çifti më i dashur aktualisht për shikuesit e telenovelave. Pak kohë më parë ata kanë bërë një intervistë për fansat ku kanë zbuluar shumë për veten dhe për rolin e tyre. Lexoni intervistën më poshtë.
Të gjithë e dimë që Kushi bën xhalebi kur është e mëzitur, po Arnav çfarë bën?
Arnav: Unë qaj
Kushi: Ai qan si bebe
Cila është skena juaj e preferuar në serial?
Arnav: Mua më pëlqejnë shumë skena por pjesa kur zbulohet e vërteta e Shamit është e preferuara ime.
Kushi: Çdo skenë është e bukur pasi ne kënaqemi kur xhirojmë.
Cila është skena e preferuar e dashurisë ku jeni vetëm ju të dy?
Arnav: Të gjitha skenat ku unë nuk mbaj Kushin (qesh). 
Kushi: Nuk vendos dot për një pasi të gjitha janë të bukura.
Barun çfarë ndikoi që ti të bëje rolin e ASR i cili është një karakter shumë ndryshe nga ç'je ti në jetën reale?
Arnav: Është një karakter shumë i vështirë për tu luajtur por edhe sfidë për mua.
Cila është skena më qesharake që keni xhiruar?
Arnav: Ne qeshim me të gjitha skenat. Ndonjëherë regjisori mërzitet me ne pasi ne vetëm qeshim dhe Kushi ma vë mua fajin.
Kushi: Për mua skena më qesharake është kur haj xhalebi dhe mbush gojën plot. Më vjen për të qeshur.
Cila ka qenë skena më e vështirë për tu xhiruar?
Kushi: Të gjitha skenat ku duhet të qajmë pasi duhet të përcjellim shumë emocion dhe ndjenjë.
Arnav dhe Kushi janë dy karaktere të ndryshëm dhe që shumë shpejt do martohen në serial. Çfarë do donit të ndryshonit në karakterin e rolit tuaj?
Arnav: Do doja që Arnav të qeshte më shumë dhe Kushi të fliste më pak.
Kushi: Mua më pëlqen që Kushi është person shumë i gëzuar. Më pëlqen roli im komplet.
Si arrini të përcillni kaq shumë magji edhe në skenat më të zakonshme? Shkoni shumë si çift.
Arnav: Kjo është falë punës së të gjithëve.
Kushi: Ne jemi shok të mirë dhe e dashurojmë punën që bëjmë.
E keni këtë kimi me njëri tjetrin edhe jashtë xhirimeve?
Arnav: Nëse do të ishte kështu do ishim të martuar tani, por ne jemi thjesht shok.
Kushi: Jemi shok shumë të mirë jashtë serialit.
Çfarë shikoni si cilësinë më të mirë te një person?
Arnav: Mirësinë
Kushi: Shoh nëse është njeri i mirë.
Kushi çfarë të mërzit më shumë te Arnav?
Kushi: Do doja që ai t'i shprehte ndjenjat më shumë.
Çfarë do i thoni fansave që ju ndjekin?
Arnav: Jam mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Kam marrë shumë çmime falë fansave të mi të cilët më ndjekin gjithmonë.
Kushi: Dua t'i them faleminderit. Nëse nuk do ishte për ju nuk do ishim këtu.


Powered by Blogger.