Me këto 3 receta në kushte shtëpie nuk do skuqeni apo digjeni më kurrë në plazh!


*Pharma Gossip është blogu më i ri në Tabloid.al ku çdo javë do të mund të lexoni informacione, këshilla, hile dhe sekrete nga Kler, farmacistja juaj.
Pushimet në det mbeten akoma ndër pushimet më të preferuara, sidomos për ne shqiptarët të cilët vijmë nga një mjedis malor dhe një xhiro në mal nuk përbën ndonjë atraksion të veçantë turistik për të kaluar dy javësh-in e lejes vjetore. Por përveçse një mjet i mirë për t'u ç'lodhur, shumë njerëz e përdorin plazhin si një “kurë sëmundjesh”. Mjaftojnë pak ditë në plazh, për t'u ndjerë i relaksuar. E gjithçka i detyrohet ujit të kripur të detit, jodit e diellit.
Nëse përshkon plazhet përgjatë 362 km të vijës së mrekullueshme bregdetare në Shqipëri, bashkë me detin e bukur, ndotjet në disa vende, pishat, bimësinë e dendur, zhurmën e pushuesve, infrastrukturën e dobët, shampanjat e derdhura do të gjeni gjithmonë edhe nga një bimë Aloe Vera. Sepse natyra di gjithmonë të vendosë ekuilibrat perfekt.
Gjatë ditëve të plazhit, të gjithë kemi përjetuar skuqjen e dhimbshme, shoqëruar shpesh me flluska uji, rrjepjen e lëkurës që vijnë gjithmonë nga një diegie dielli. Jo vetëm është i parehatshëm por ekspozimi i  tepruar mund të çojë në probleme më të rënda ku përfshihen njolla të errëta, shenja, tharje kronike, rrudha madje dhe në kancer të lëkurës.
Sipas Fondacionit të kancerit të lëkurës (Skin Cancer Foundation) 90% të kancereve të lëkurës jo melanoma vijnë nga ekspozimi ndaj rrezeve UV.  Prandaj është shumë e rëndësishme të trajtoni një diegie dielli me mjekimin më të mirë, i cili çuditërisht nuk është as i shtrenjtë, nuk ka nevojë për përshkrim mjeku dhe është një ndër trajtimet më të mira në dispozicion. Është thjesht një ALOE VERA.
Fuqia shëruese e bimëve është e pamohueshme, sidomos kur diçka e thjeshtë si një bimë Aloe Vera mund të sigurojë lehtësim të madh për diçka kaq të dhimbshme.
Pse Aloe Vera është aq efektive ?
Aloe vera konsiderohet të  jetë bima me më shumë lëndë aktive, me mbi 75 përbërës potencialë aktivë duke përfshirë vitaminat, mineralet, aminoacidet, lignine, acidet salicilike të tjera.
Xheli i Aloes i gjendur në pjesën e brendshme të fletës së bimëve ofron efekte fantastike mbrojtëse kundër djegieve, si dhe ndihmon në shërimin e të gjitha llojeve të djegieve, përfshirë djegien nga dielli, duke parandaluar avancimin e dëmtimit nga rrezet UV. 
**Në vitin 1959 Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi përdorimin si bar pa nevojë për përshkrimin e mjekut (OTC)
 
Xheli përmban glikoproteinat që mund të lehtësojnë dhimbjen dhe inflamacionin duke reduktuar ënjtjen, si dhe polisaharidet që ndihmojnë në riparimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës dhe shkaktimin e formimit të tjerave të reja. 
 
Xhel Aloe Vera përmban edhe lidokaine, një përbërës i njohur për lehtësimin e dhimbjes. 
 
Gjithashtu ndihmon për të formuar një shtresë mbrojtëse mbi lëkurën e djegur, duke e hidratuar atë dhe duke e mbajtur atë të lagësht. 
 
Si të përdorim Aloe Vera Xhel për të trajtuar djegien nga dielli 
Xhel Aloe Vera mund të përdoret i vetëm ose i kombinuar me përbërës të tjerë natyralë si vajra esenciale që njihen gjithashtu për efektet rigjeneruese të lëkurës së dëmtuar. 
 
Ja se si ta bëjmë këtë.
1. Xhel i pastër Aloe Vera
Së pari, lani çdo papastërti që gjendet në gjethe dhe thajini ato, pastaj hiqni lëkurën nga çdo fletë. Përdorni një lugë për të nxjerrë xhelin nga fleta dhe pastaj përdorni gishtat tuaj për ta aplikuar butësisht në zonat e djegura nga dielli. Lëreni derisa të thahet në lëkurë, pra të jetë thithur plotësisht. Nuk ka nevojë për t'u shpëlarë, por nëse lëkura juaj është e ngjitshme, sapo të jetë e tharë, ju mund ta shpëlani me ujë të freskët. Aplikoni atë në zonat e djegura nga dielli dy deri në tre herë çdo ditë derisa të shëroheni.

 
2. Xheli Super hidratues me Aloe vera 
Kjo recetë përdor vetitë mahnitëse shëruese e qetësuese të Aloe Vera me aftësitë super hidratuese të vajit të kokosit, si dhe vajit esencial të livandos, i cili është i njohur për të reduktuar skuqjen dhe djegien nga dielli. Vetitë antimikrobike të vajit të livandos ndihmojnë në shpejtimin e shërimit dhe aroma e saj e mrekullueshme fsheh aromën e Aloe Vera, të cilën disa njerëz nuk e pëlqejnë, megjithëse nuk është shumë e fortë.
 
Merrni xhel Aloe Vera dhe vendoseni në një enë. Shtoni rreth dy lugë vaj kokosi dhe tre pika vaj esencial livando. Përzieni vajrat dhe xhelin Aloe Vera në një blendër. Aplikoni përsëri dy deri tre herë në ditë, pa shpëlarje. Mbajeni atë në një enë në frigorifer.

 
3.Spray me Aloe Vera 
 
Përbërësit:
 
1/2 filxhan lëng Aloe Vera
1/8 filxhan vaj kokosit
10 pika vaj esencial livando
10 pika vaj esencial mente
1 shishe me tapë spray
Udhëzime:
 
Shtoni 2 centimetra ujë në një tenxhere në sobë me nxehtësi mesatare.
Në një kavanoz, kombinoni lëngun e Aloe Vera dhe vajin e kokosit. Tani vendosni kavanozin në tenxhere dhe lëreni të lëngëzohet dhe të kombinohen mirë përbërësit. Sapo të jetë kombinuar mirë, hiqeni kavanozin nga tenxherja dhe shtoni vajrat esenciale. Përzieni mirë.
Hidheni përbërjen në një shishe spray dhe aplikoni në zonat e djegura. Ruajeni në një vend të freskët.
Mos harxhoni lekët me kremra të sofistikuar për diegien. Ju thjesht gjeni kohë të shkoni në bregdet. Natyra ju ka dhuruar Aloe Vera-n.

Powered by Blogger.