Maska ideale anti-plakje: Ju duhen këto përbërës dhe pak minuta kohë

Maska ideale anti-plakje: Ju duhen këto përbërës dhe pak minuta kohë

Çdokush i urren rrudhat dhe do të dëshironte që të ishte gjithmonë i/e re. Megjithatë ka shumë trajtime dhe receta natyrale që ju vinë në ndihmë për këtë qëllim. E tillë është edhe maska anti-plakje që do t’ju tregojmë. Baza e saj është shafrani i Indisë, i cili është i njohur tashmë botërisht për vlerat e fuqishme që ka.

Përbërësit:
gjysmë filxhani me vaj kokosi;
2 lugë gjelle me miell kokosi;
2 lugë gjelle shafran Indie;
4 pika vaj esencial livandoje;

Përgatitja:
Miksoni në një enë vajin e kokosit, miellin e kokosit dhe shafranin e Indisë. Më pas shtoni edhe 4 pikat e vajit esencial të livandos. Aplikoni një lugë nga përzierja në fytyrë, e cila është e mjaftueshme edhe për pjesën e ballit dhe të qafës. Lëreni të qëndrojë 15 minuta dhe më pas fshijeni me peshqir. Lajeni fytyrën normalisht. 
Powered by Blogger.