Kushi: Arnav është gej, shpërthen aktori: Unë kam një grua...

Kushi dhe Arnav janë dy personazhet e preferuar të teleshikuesve të telenovelave. Dyshja janë bërë të njohur në serialin "Si ta quaj këtë dashuri" i cili trajton dashurinë por edhe urrejtjen mes dy personave të cilët nuk dinë si ta quajnë këtë dashuri.
Në një intervistë për mediat indiane, aktorët Sanaya dhe Barun kanë treguar për momentet e tyre gjatë xhirimeve të serialit.
Sanaya u ndal një moment dhe po tregonte një rast kur Barun dhe Akshay Dogra i njohur si Akash për pak sa nuk u puthën në buzë, gati për të thënë se ai është gej.
Mesa duket ky koment i aktores mbi atë foto nuk i pëlqeu Barunit i cili ja ktheu: "Unë kam një grua".
"Por ai nuk do që të flasë shumë për gruan e tij", tha Sanaya. "Pse?", e pyeti gazetarja. "Sepse ai nuk flet shumë për jetën private", iu përgjigj Sanaya ndërsa Barun qeshi me të pasi kjo është e vërtetë.
Barun Sobti dhe Akshay Dogra në fakt janë miq shumë të mirë, por mesa duket Sanaya ka dashur thjesht ta ngacmojë pak mikun e tij. 

Powered by Blogger.