JETË/STIL REAGON DANJELI: I BËJ FTESË OLSIT TË VIJË PËRBALLË, JO TË BËJË POSTIME PËR DISA “LIKE”. “BIG BROTHER” KA MBARUAR.....


Ditën e sotme Olsi ka bërë një postim në Instagram-in e tij në të cilin thuhej se i drejtohej Danjelit, fituesit të “Big Brother”. Mes tyre brenda shtëpisë ka pasur shumë konflikte dhe kur të gjithë menduan se u sheshuan pas përfundimit të lojës, duket se gjërat janë ngatërruar sërish.
“Kam dëgju që flet për opinion luani. Luan gay s’kisha pa ndonjëherë. Hajd mos u mërzit se të zbus shoku si të duash ti. Koha jote ka filluar!” – ka shkruar Olsi në një postim që më vonë e ka fshirë. Kjo deklaratë e tij u kthye menjëherë në lajm për portalet. Pak më parë ka qenë Danjeli ai që më në fund ka vendosur të reagojë mbi këto fjalë.
Fituesi i BB9 ka publikuar një nga lajmet që portalet kanë shkruar duke theksuar shkrimin e Olsit.
“Nuk e di se kujt duhet t’ia vëmë fajin, portaleve, mediave apo Olsit. Konkretisht nga ana e Olsit deri tani s’kam asnjë përgjigje sikurse dhe postimi i bërë më pas është fshirë. Jo Olsi, por kushdo shqiptar që ka problem me mua ka ftesë të hapur të vijë të përballet me mua ballë për ballë dhe jo pas postimeve të bëra pas një telefoni thjesht për disa “like”! Luan është ai që ka zemrën e tillë. “Big Brother” ka mbaruar”,- shkruan Danjeli.


Powered by Blogger.