Ja si i humbi Aurela Gaçe 17 kile për 8 muaj!!

Pas ardhjes në jetë të vajzës së saj të dytë, Aurela Gaçe nuk hoqi dorë nga sporti, madje iu përkushtua më shumë. Ditën e sotme ajo ka motivuar të gjithë duke treguar se me stërvitje është shumë pranë rezultatit të dëshiruar.
“Fotoja e parë, fiks dy muaj mbas lindjes së vajzës së dytë, sapo kisha filluar nga pak e nga pak ecje. Fotot e tjera sapo u shkrepën. 88 kg shkova. E tani, sot 8 muaj mbas lindjes, peshorja shënon 71. Vetëm e vetëm me punë. Asgjë nuk është e pamundur. Për të gjitha nënat e reja, mos kujtoni se nuk mundeni.
Të dashura, jemi të bukura ashtu siç jemi sepse trupat tanë kanë mbajtur jetën e re, Zoni na ka bekuar me këtë mundësi por postimi im është jo edhe jo për peshën. Jo edhe jo për kilogramët. Na duhet të jemi të shëndetshme, të forta për fëmijët tanë. Të jemi të lumtura me veten, për familjen dhe shoqërinë.
Me sport, më besoni që çlironi energjitë negative që duam apo nuk duam i marrim sepse jemi njerëz. Jo dieta, ushqehu shëndetshëm. I bëjmë shërbimin më të mirë shëndetit tonë dhe fëmijëve ju japim forcë të mos dorëzohen për asgjë në jetë.
Mos lejoni asnjë t’ju tregojë të kundërtën. Ne nënat jemi të bukura, me çdo shenjë në trup, me celulit, me tule. Zoti e di pse na e dha neve këtë mundësi. Sepse Ai e di që ne jemi luanesha të brishta…” – ka përfunduar këngëtarja në postimin e saj.
Powered by Blogger.