Ja pse të gjithë do donim të jetonim në të njëjtën shtëpi me Damianon

Damiano ishte një nga banorët më të komentuar të Big Brother. Edhe pse aventura e tij në reality show përfundoi shpejt, fakti që theu rregullat bëri që Damiano të komentohej shumë në media.
Por sot ish-banori na ka zbuluar një detaj nga vetja e tij që do t'ju bëjë të gjithëve të dëshironit të jetonit me të.
Damiano gatuan shumë mirë. Ndoshta edhe jetesa vetëm në Suedi e ka detyruar të mësojë gatimin. Por sot ish-banori ka dhënë një leksion gatimi ndjekësve.
"Sot shef Damiano do t'ju tregojë si dashuria vjen nga stomaku", shkruan Damiano në njërin prej postimeve ndërsa më pas ka treguar proçesin e gatimit.
Dhe pjata në fund duket shumë e shijshme.
Kush nuk do të donte të jetonte me një person që gatuan shumë mirë, apo jo?/AlbTvhd.Com

Powered by Blogger.