Ja kur do të martohet Arnav me Kushin dhe çfarë do ndodh në shtator...

Seriali "Si ta quaj këtë dashuri" është një nga serialet më të ndjekura jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e Lindjes së Mesme. Historia e Kushti dhe Arnav është një histori e veçantë dhe kjo ka bërë që seriali të jetë një nga prodhimet më të kushtueshme indiane. Teleshikuesit janë në pritje se kur do të celebrohet dashuria mes dy të rinjve, Arnav dhe Kushi dhe kjo ditë nuk është larg.

Rrjedhja e ngjarjeve: Anxhali ka mbetur shtatzënë. Arnav gëzohet shumë. Ai vendos t'i bëjë Kushit një surprizë duke i shprehur të gjitha ndjenjat që ka për të.
Por përpara se ai të shkojë në tarracë, atje shkon Sham dhe takohet me Kushin. Ai i lutet Kushit ta dëgjojë dhe i thotë se e ka dashuruar gjithmonë dhe është gati të japë jetën për të.
Ndërkohë Arnav është duke shkuar tek Kushi. Ai habitet kur sheh Kushin duke biseduar me Sham. 
Sham e përqafon Kushin ndërsa ajo i thotë ta lëshojë. Sham i thotë se martesa me Anxhalinë nuk ka kuptim pasi ai do më shumë atë, pra Kushin.
Kushi i thotë: "Nëse nuk ka kuptim atëherë ndaje Anxhalinë". Arnav e dëgjon këtë dhe lëndohet. Ai mendon se Sham dhe Kushi kanë lidhje së bashku.
Arnav largohet. Kushi i thotë Shamit se edhe sikur ai të mos ishte i martuar, ajo nuk do martohej kurrë me të. 
Më vonë, Arnav tepër i acaruar i thotë Shamit se e di për të dhe Kushin. Sham përfiton nga situata dhe thotë se askush nuk i ndan dot atë dhe Kushin. Arnav është totalisht i shkatërruar. 
Më 20 shtator ndodh martesa e Akash dhe Pajal. Por jo vetëm martesa e tyre. Për të shpëtuar martesën e motrës, Arnav detyron Kushin të martohet me të. 
Ata shkojnë në shtëpi të martuar dhe të gjithë habiten. Arnav nuk e tregon arsyen e martesës së tyre.





Powered by Blogger.