I thoni lamtumirë dhimbjeve të shpinës dhe nyjeve. Ky përbërës natyral do ju shpëtojë!

I thoni lamtumirë dhimbjeve të shpinës dhe nyjeve. Ky përbërës natyral do ju shpëtojë!

Miliona njerëz në mbarë botën vuajnë nga dhimbja e shpinës. Intensiteti dhe ashpërsia e dhimbjes ndryshon. Disa njerëz ndjejnë vetëm pakënaqësi të lehta, ndërsa të tjerët janë të detyruar të qëndrojnë në shtrat. Dhimbja e shpinës ndonjëherë lidhet me moshën e madhe por kohët e fundit, gjithnjë e më shumë të rinj preken nga kjo për shkak të faktorëve të shumtë. Teksa koha kalon, muskujt dhe eshtrat tona preken nga faktorë të shumtë që i vënë nën stres dhe mund t'i dëmtojnë ato duke i shkaktuar dhimbje të forta.

Për fat të mirë, ne kemi diçka që mund t’ju ndihmojë:Anti-inflamator natyral kundër dhimbjeve!
Përbërësit: 
1 portokall
2 copa ananas
2 gjethe selino
2 dardha
1 limon
1 xhenxhefil
2 rrënjë shafran
një majë luge piper i zi
½ lugë çaji me vaj kokosi
Përgatitja:
Në një blender shtojmë të gjithë përbërësit e mësipërm dhe pak ujë. I lëmë rreth 1 minutë derisa të krijohet një masë homogjene. Masën e krijuar e hedhim në një gotë dhe e pimë. Nëse nuk e konsumojmë të gjithën, atëherë e ruajmë në frigorifer. Sipas studimeve, ushqimi i pasur me fibra mund të ulë proteinën C-reaktive në gjakun tuaj, një inflamator që ka qenë i lidhur me sëmundjen e zemrës, artritin reumatoid dhe diabetin. Të gjithë përbërësit përmbajnë fibra, si dhe ushqyes të tjerë esenciale që mund të zvogëlojnë inflamacionin në shpinë dhe nyje.
 Këtu janë disa nga përfitimet shëndetësore të përbërësve:
Ananasi
Ananasi përmban bromelain, një agjent i fuqishëm anti-inflamator që është jashtëzakonisht efektiv dhe i dobishëm për lehtësimin e dhimbjeve dhe inflamacionit.
Portokalli
Dhimbjet e muskujve janë një nga faktorët më të zakonshëm për dhimbjen e këmbëve dhe ndodhin për shkak të nivelit të ulët të kaliumit ose kalciumit në trup. Studimet kanë treguar se plotësimi i duhur me vitaminë C mund të parandalojë inflamacionin në inde dhe të trajtojë sëmundje të tilla si artriti.
Selinoja
Selinoja është një superushqim i pasur me vitamina dhe minerale esenciale që mund të përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm. Përmban shumë vitaminë K, e cila është e rëndësishme për mineralizimin e kockave.
Dardha
Dardha është e mbushur me vitaminë C, një antioksidant që mund të luftojë inflamacionin dhe dhimbjet.
Limoni
Limonat janë të pasura me vitaminë C dhe E, antioksidantë të fuqishëm që mund të mbrojnë trupin tonë nga radikalet e lira, ruajnë nivelin e kolagjenit dhe shëndetin e indeve tona lidhëse.
Xhinxher
Xhinxheri është një nga agjentët më të fuqishëm anti-inflamator. Ai përmban gingerol, një përbërës i rrallë që mund të luftojë lipidet prostaglandin që zakonisht janë përgjegjëse për shkaktimin e dhimbjeve në nyje.
Shafran i Indisë
Shafrani është një tjetër agjent anti-inflamator për të cilin studimet kanë treguar se mund të lehtësojë osteoartritin dhe dhimbjen prapa shpine po aq  mirë sa Ibuprofeni, por pa efekte anësore!

Powered by Blogger.