Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

'Halla e Kushit' tregon një sekret gjatë xhirimeve të serialit


Një nga personazhet më komik të serialit "Si ta quaj këtë dashuri" është halla e Kushit. Edhe pse jo e re në moshë, aktorja Abha Mehra shfaqet shumë energjike në këtë serial.
Në një intervistë, aktorja ka treguar një skenë që ka ndodhur gjatë xhirimeve të serialit.
"Do t'ju tregoj një sekret. Po xhironim skenën ku Pajal dhe Akash po largohen për në Amerikë. Kjo ishte skena e fundit ku Pajal dhe Akash do luanin dhe kur e kuptuam këtë u mërzitëm shumë. Pas asaj skene, dy aktorët nuk do luanin më me ne. Kjo na bëri të emocionoheshim shumë...
E gjithë skena që xhiruam më pas ishte e vërtetë. Nuk hodhëm ilaç në sy për të na dalë lotët pasi po qanim me të vërtetë. Të gjithë po qanim. 
Ne krijuam një "familje" gjatë xhirimeve. Ushqenim njëri tjetrin kur lodheshim dhe sidomos Sanaya Irani (Kushi) më ka qëndruar shumë pranë kur jam sëmurur gjatë xhirimeve", tha aktorja.

Keshilla