Gruaja i bën namin Kivanç Tatlitug pas puthjes me aktoren turke!!

Kivanç Tatlitug ka luajtur shumë role e ka shkëmbyer puthje me shumë aktore, por pas martesës duket se gruaja ja ka mbledhur "8 me 2". 
Një anëtar i stafit të serialit "Cesur ve Guzel", ka treguar se Kivanç gjatë xhirimeve të serialit i ka kërkuar regjisorit ta fshijë një skenë ku ai puthej me Tuba Buyukustun.
"Nuk ndihem rehat me skenat e puthjes me Tuban", mësohet t'i ketë thënë Kivanç regjisorit. 
Sipas anëtarit të stafit, arsyeja është bashkëshortja e Kivançit. “Kam mësuar nga një burim në set se Basak Dizer nuk ka qenë e lumtur nga skena e puthjes së Kivanç Tatlitug me Tuba Buyukustun-in dhe ia ka ndaluar të shoqit këto skena”, ka thënë ai.
Megjithatë edhe bashkëshortja e Kivanç nuk ka faj që është xheloze pasi ka në krah një nga meshkujt më të bukur të Turqisë.


Powered by Blogger.