Gliko (Embelsire) Fiku të egër

Gliko Fiku të egër

Glikoja (embelsira) e fikut të egër përgatitet në të gjithë zonën e Përmetit. Është një ëmbëlsirë që shërbehet e vetme, shpesh gjatë festave familjare, si fejesa dhe dasma, për t’u uruar mirëseardhjen miqve.


Përbërësit
  • 1 kg fiq (të egër)
  • 1.2 kg sheqer
  • 1 lugë çaji limontoz
  • 1 filxhan çaji lëng trëndafili
Përgatitja
1
Pasi mblidhen, fiqve u pritet bishti dhe shpohen disa herë, në mënyrë që të bëhen të depërtueshëm.
2
Më pas, frutat lahen dhe hidhen në ujë të valuar për rreth 7 minuta. Vlimi ia heq hidhësirën.
3
Pas vlimit, frutat vendosen në ujë të ftohtë dhe më pas shtrydhen lehtësisht. Pasi shtrydhen, frutat peshohen dhe duke përdorur raportin 1 kg fruta me 1.4 kg sheqer, ato vendosen në një enë. Kjo enë lihet të vlojë deri sa të arrijë përqendrimin 75%.
4
Në fund shtohet limontoz dhe lëng trëndafili. Gikoja e përgaitur vendoset në enë të përshtatshme për t’u ruajtur.


Powered by Blogger.