Gaz Paja largohet nga Portokalli? Ja çfarë thotë aktori


Duket se me fillimin e sezonit të ri televiziv, shumë personazhe të njohur nga Portokallia kanë vendosur të largohen nga ky show. Pas Bes Kallakut dhe Erion Isait, duket se edhe Gaz Paja ka vendosur të mos vazhdojë më rrugëtimin si aktor i Portokallisë.
Në një intervistë në ABC News ditën e sotme, i pyetur nga gazetarja nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Portokallisë, aktori në fillim u përgjigj "Nuk e di".
Më pas Gaz Paja tregoi më tej edhe arsyen e largimit nëse ndodh kështu duke u shprehur se nëse nuk merr një rol të ri do të largohet.
"Nuk i dihet çfarë ndodh. Unë dua të sjell një personazh të ri dhe në qoftë se nuk e gjej do të bëj pak pauzë do të vazhdoj vetëm në teatër”, tha aktori.

Powered by Blogger.