Gautam Rode heq dorë nga aktrimi: Ja arsyeja shokuese!!!

Një nga aktorët më të suksesshëm në Indi, Gautam Rode i njohur në Shqipëri nga seriali "Sarasvatiçandra" po mendon seriozisht t'i japë fund karrierës në aktrim, por arsyeja i ka habitur të gjithë.
Lajmi po qarkullon me shpejtësi ditën e sotme në mediat indiane të cilat kanë kontaktuar me aktorin i cili është shprehur se serialet nuk i falin më kënaqësi.
"Serialet nuk po më kënaqin më, por në fund të ditës mendohem dhe e di se duhet të vazhdoj për të siguruar bukën e gojës. Edhe njerëzit janë lodhur duke më parë në televizor prandaj mendoj se më duhet një pushim", është shprehur aktori.
Gautam Rode ka refuzuar edhe rolin që i është ofruar për filmin indian Aksar 2.

Powered by Blogger.