Foshnja 2-ditëshe në gjendje të rëndë/ Thirrja e prindërve: Na ndihmoni! Nuk kemi më kohë!





Ajo që supozohej të ishte dita më e bukur e jetës është shndërruar në një dramë të vërtetë për familjen Mimini. Foshnja e tyre që erdhi në jetë dy ditë më parë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë është diagnostikuar me probleme të rënda në zemër pasi mungesa e një ene gjaku, që çon gjakun për t’u pastruar nga zemra në mushkëri, rrezikon jetën e vogëlushit.

 “U bëmë gati për ta nxjerrë nga spitali dhe sa po plotësonim kartelën, vjen doktoresha dhe e sheh fëmijën që nuk ishte në rregull. Zbritën e çuam tek QSUT. Doktori i bëri eko dhe më shpjegoi se fëmija është në gjende të rëndë.”-tregon Arjan Mimini, babai i foshnjës. 

Ai rrëfen se deri më tani gjendja e fëmijës po mbahet nën kontroll me anë të një medikamenti rezervë të quajtur Prostagladinë, i cili nuk gjendet në Shqipëri. Sipas babait, medikamentin ua ka siguruar mjekja e fëmijës, por ai shërben vetëm sa për ta mbajtur në jetë, jo për ta shpëtuar. I kontaktuar nga “Report TV”, mjeku i QSUT

së Albert Koja shpjegoi se gjendja është shumë e rëndë dhe se foshnja duket nisur menjëherë jashtë vendit për të kryer operacionet që në Shqipëri nuk realizohen dot. 

Romeo Zegali, përgjegjës i marrëdhënieve me jashtë në Ministrinë e Shëndetësisë u shpreh se ministria po kontakton me Ministrinë eShëndetësisë në Turqi, spitalet dhe institucionet siplomatike jashtë vendit. Por teksa familjarët po nxitojnë të sigurojnë në kohë dokumentacionet, një tjetër problem shumë i madh është edhe ai i shumës që duket paguar për ndërhyrjen, që varion nga 17 në 20 mijë euro.








Powered by Blogger.