Fjorentina i pret shpresat Olsit: S'do pajtohem më kurrë!!

Lajmi i ndarjes së tyre bëri bujë javën e kaluar. Për fansat e tyre ndarja e Olsit dhe Fjorentinës ishte e papritur dhe çifti u bombardua me mesazhe e komente.
Edhe ditën e sotme një fanse e ka pyetur Fjorentinën nëse do të ketë ribashkim me Olsin por përgjigja e saj ka qenë e prerë.
"Do përgjigje në sy të të gjithëve? Ja ku e ke: S’do pajtohem më me Olsin dhe ju lutem mos më pyesni më, faleminderit!", i ka shkruar Fjorentina.
Mesa duket Olsi nuk duhet të marrë mundimin të kërkojë ribashkim ndonjë ditë sepse Fjorentina e ka ndarë mendjen. 


Powered by Blogger.