Fjorentina i lutet Olsit: Më jep një sinjal që do jemi prapë bashkë.......

Një nga çiftet më të komentuara të Big Brother, Olsi dhe Fjorentina i dhanë fund lidhjes së tyre javën e kaluar. Mirëpo duket se nga të dy palët është Fjorentina ajo që nuk po e përballon dot këtë ndarje.
Postimi i saj në Instastory lë të kuptohet se do një rikthim me Olsin.
"Zemra rreh për ty edhe pse nuk të kam pranë. Do të dua gjithmonë edhe pse jemi të ndarë. Dashuria ime të përket vetëm ty. Më jep një sinjal që do jemi prapë bashkë të dy", shkruhet në postim ndërsa Fjorentina shkruan se i pëlqen shumë të lexojë gjëra të tilla.
Epo ndoshta edhe Olsi një ditë mund t'ja çojë një mesazh të tillë dhe të pajtohen. Na mbetet të presim...

Powered by Blogger.