Fjorentina i çon sinjale Olsit por shikoni si reagon ai!!

Duket se Fjorentina e ka të vështirë ta harrojë Olsin. Kjo kuptohet jo vetëm nga statuset e saj ditët e fundit ku shprehet e vetmuar dhe e lënduar, por edhe nga postimi i fundit ku ajo i çon sinjale Olsit.
Rrugës për plazh, ish-banorja ishte duke dëgjuar këngën e Rihannës "Wild thoughts" dhe në videon e postuar në Instastory ajo shkruan "Me këtë këngë përshëndes të gjithë fansat e Rihannës".
Kujtojmë që Olsi është fans i Rihannës dhe shumë postime të tij kanë qenë me në sfond të njëjtën këngë kështu që duket qartë që Fjorentina po përshëndeste atë.
Por si ka reaguar Olsi?
Ish-banori është me pushime dhe duket se nuk e ka prishur fare rehatinë për t'u marrë me përshëndetje, por ka postuar një foto ku falenderon fansat për numrin e madh të ndjekësve./Tabloid.al/

Powered by Blogger.