Fërgesë me kërpurdha dhe sallam

Fërgesë me kërpurdha dhe sallam

Tashmë kërpurdhat dhe sallamin mund ti shfrytëzojmë për të gatuar një fërgesë të shijshme. Mësoni si ta përgatisni
Përbërësit:
3 gjethe dafine
500 gram domate
1 gotë ujë verë të bardhë
500 gram sallam
500 gram kërpurdha
1 qepë
kripë, piper
1 hurdhër të plotë
2 lugë vaj ulliri

Përgatitja: 
Fillimisht lajmë kërpurdhat dhe i presim në copa të vogla. Në një tigan skuqim qepën me hurdhrën. Ndërkohë sallamit ia heqim lëkurën, e presim në rripa të hollë dhe e skuqim. I shtojmë kërpurdhat, gjethet e dafinës dhe verën. I lëmë derisa kjo e fundit të avullojë tërësisht. Domatet e prera hollë i shtojmë në tigan, i hedhim kripën dhe piperin dhe i lëmë për 20 minuta. Sapo përgatitët një fërgesë me kërpurdha dhe sallam nga duart tuaja! 
Powered by Blogger.