Donaldi i BB harron Elisonën, në lidhje me një bionde bukuroshe!(FOTO)...

Një nga banorët më të komentuar të Big Brother 9 ishte Donaldi. Ai u komentua shumë për shkak të një video pornografike që qarkulloi në internet ku protagonist ishte ai dhe një femër tjetër. Donaldi hyri në Big Brother me Elisonën, me të cilën u nda pas daljes nga shtëpia.
Pas ndarjes nga Elisona, ish-banorin nuk e pamë më me ndonjë femër në krah, por së fundmi duket se Donaldi ka nisur një lidhje të re.
Ose të paktën kështu kuptohet nga komentet që dyshja i lënë njëri tjetrit. "Aman o jeta se mezi të kam", i komenton ajo në një foto ndërsa Donaldi ja kthen: "Të vdes unë për ty".
Vajza për të cilën bëhet fjalë quhet Xhoana e cila duhet thënë është shumë bukuroshe. Tabloid ju sjell dy foto ekskluzive të saj./Tabloid.al/



Powered by Blogger.