Danjeli nxehet keq me Fotininë pas veprimit të saj romantik....(Video)

Çifti shumë i dashur për publikun, Danjel dhe Fotini po shijojnë muajin e mjaltit në një resort në Turqi, pushime që iu dhuruan nga Top Channel ditën e dasmës.
Në fotot e postuara së fundmi ata duken shumë të lumtur pranë njëri tjetrit, por një surprizë që Fotinia i bëri Danjelit mbrëmë, e nxehu keq këtë të fundit.
Fotinia i lidh sytë Danjelit dhe i thotë se ka përgatitur një surprizë për të. 
Danjeli habitet dhe i thotë se ata gjatë gjithë kohës ishin bashkë, kur e përgatiti surprizën?
Fotinia e çon buzë pishinës dhe e pyet Danjelin nëse është gati ta shohë surprizën.
Pasi ai thotë "Po", Fotinia e shtyn dhe Danjeli bie në pishinë.
Por mesa duket ish-banori priste ndonjë surprizë romantike dhe pasi del nga uji nxehet me Fotininë.
Fotinia e thërret që ta puthë, por Danjeli largohet i mërzitur.
Shikoni videon:
Powered by Blogger.