Damiano flet për lidhjen me Fjorentinën


Pas ndarjes me Olsin, Fjorentina u pa shumë e afërt me ish-banorin tjetër të Big Brother, Damianon. U aludua se mes tyre kishte nisur një lidhje duke qenë se në postimet në Instagram i çonin dhe puthje njëri tjetrit. 
Megjithatë dyshja nuk kishte reaguar deri më tani lidhur me këto thashetheme. Mirëpo më në fund lidhur me këtë gjë ka folur Damiano.
Në intervistën e tij të fundit për gazetën Panorama, Damiano është pyetur edhe për marrëdhënien që ka me Fjorentinën dhe afrimitetin mes tyre.
“Big Brother ka mbaruar për gjëra të tilla. Pra jemi thjesht shokë, që kemi kaluar një eksperiencë shumë të bukur bashkë", është shprehur Damiano duke i dhënë fund aludimeve se mes tij dhe Fjorentinës ka diçka më shumë se shoqëri./

Powered by Blogger.