Çmendet durrsaku, godet me grushta vajzën e tij 12-vjeçare

Foto ilustruese
Një prind 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në banesën ku jeton familja.
Foto ilustruese
Fran Gj. U arrestua nga policia në kushtet e flagrancës. Ai akuzohet se ka goditur me grushta vajzën e tij 12-vjeçare me iniciale R.Gj.
Për këtë ngjarje të shëmtuar brenda familjes, babai 44-vjeçar do të hetohet më tej nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale “Dhunë në familje”.

Powered by Blogger.