Arbana Osmani rikthehet në ekran, Ermal Mamaqin e kap paniku....

Mbrëmjen e djeshme, Arbana Osmani njoftoi me anë të një postimi në Instagram se po përgatitet për diçka, që do të vijë së shpejti dhe me shumë mundësi do të jetë emisioni "Do të bëj të lumtur". 
Moderatorja nuk ka dhënë detaje të tjera por kaq ka mjaftuar që të gjithë të gëzohen për rikthimin e saj. 
Ndër komentet e shumta, dallon ai i "rivalit" të Arbanës, Ermal Mamaqit.
"Hë tani, prapë të shtunën e ke? Hë shtrigë", i shkruan ai duke qenë se kur transmetohej Big Brother dhe Xing me Ermalin në të njëjtën kohë, mes tyre ishte një "luftë" për audiencë.
Megjithatë jashtë rivalitetit për audiencë, Ermali dhe Arbana janë miq shumë të mirë.

Powered by Blogger.