Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Akullore me fruta - Lexoni Receten

Akullore me fruta

Akullorja është ajo çka na nevojitet në këto ditë të nxehta të verës, prandaj ku ka më mirë se një akullore me fruta? Mbi të gjitha të përgatitur vetë. Ja si ta përgatisim:
Përbërësit:
1 filxhan me fruta të freskëta të sezonit
 Pak kanellë
1/2 litër kos
1/2 litër puding i gatshëm.
 
Përgatitja:
Fillimisht përziejmë kosin me frutat dhe i shtojmë pudingun e gatshëm. Pudingun mund ta blini me shije të ndryshme (me luleshtrydhe, me vanilje, çokollatë etj). Pasi të kemi krijuar një masë homogjene e fusim në një enë plastike dhe e mbyllim në frigorifer, të paktën për 30 minuta. Në fund i nxjerrim. E shërbejmë në një gotë dhe i shtojmë sipër frutat e sezonit të prera imët (kajsi, pjepër, shalqi, rrush, dardha etj). 

Keshilla