Agron Llakaj urim të veçantë vajzës: Më njoftoi Facebook që sot ke ditëlindjen....

Vajza e aktorit të humorit Agron LLakaj, feston sot ditëlindjen. Me anë të një postimi në Facebook, aktori ika dedikuar të bijës, Alkidës një urim shumë të veçantë.
Për më tepër ai bën edhe një kritikë për rrjetet sociale duke fiksimit që kanë njerëzit me rrjetet sociale.
“Alkida ime!Bija ime…me njoftoi fb se sot ti ke ditelindjen,e cuditeshme,te kam femijen tim por edhe friend ne facebook, si erdhen koherat,edhe pse te kam ngjitur ne krah duhet pa tjeter te te uroj nga celulari,ja keshtu sic jemi mbledhur te gjithe bashke,te gjithe me koken ulur mbi iphon,te gjithe te urojme ty,secili me vete. Une nuk di si po te uron yt shoq apo jot bije,sdi se si po te uron yt vella apo jotja kunate,as qe e mendoj se si po te uron mami se ja ku ta them por mos ma nxirr fjalen,Mami ka qare kur u linde ti!Une u gezova se ti u bere motiv i jetes time dhe tones!Mos ta zgjas se po zgjat koken mami  ga celi im (çështje vesi). Edhe 100 zemër e babit. Të them si atëherë kur ishe 1 vit. Të dua sa qielli e sa toka! P.s.: Do më mbetet qejfi po s’më bëre “like”!”, shkruan Llakaj.

Powered by Blogger.