Zbulohet lidhja, kjo është marrëdhënia e Damianos me fituesen e BB4




Damiano Agalliu vijon të jetë në qendër të vëmendjes si të mediave edhe të fansave, edhe pse nuk arriti të shkojë as deri në gjysmë të lojës së tij në Big Brother.

Marrëdhënies me Armelën i ka dhënë fund prej kohësh, vetëm pak pasi dolën nga emisioni, ndërsa herë pas here ai është fotografuar edhe me ish-banoren fituese të Big Brother 4, Armela Mezuraj.

Aludimet për lidhjen mes të dyve kanë qenë të shumta, ndërsa Damiano nuk është kursyer të tregojë si qëndron e vërteta për ata të dy,

Ermelën e simpatizoj si person, karakter dhe për arritjet e saj. Thjesht ne jemi takuar disa herë dhe mbajmë raportet tona. Sa i takon televizionit, nëse çdo gjë shkon mirë dhe nëse aprovohet do të jem në ekran për një kohë të mjaftueshme. Nëse nuk arrihet, dihet përfundimi si çdo “Big Brother” tjetër, ne do harrohemi dhe kaq”,- ka thënë ish-banori i Big Brother.








Powered by Blogger.