Si Te Gatuajme Apple pie



Brumi
* 2 dhe 1/2 filxhanë çaji me miell
* 4 lugë gjelle me sheqer
* 1/4 lugë çaji me kripë
* 14 lugë gjelle me gjalp ( i ftohtë dhe i prerë në kubikë të vegjël)
* 1 vezë e rrahur për lyerje
* 10 lugë gjelle me ujë të ftohtë (nga frigoriferi)

Mbushja
* 1 dhe 1/2 kg mollë të qëruara dhe të prera në feta të holla
* 2 lugë gjelle me lëng limoni
* 2/3 filxhan çaji me sheqer
* 1/4 filxhan çaji me gjalp
* 1/4 lugç çaji me kanellë

Përgatitja:
Përgatisim brumin duke përzier përbërësit një nga një, e ndajmë në 2 pjesë, i mbështjellim me letër plastike dhe i lemë në frigorifer për 30-40 minuta.

Ndërkohë përgatisim mbushjen:
Në një tenxhere hedhim mollët, kanellën, lëngun e limonit, gjalpin, sheqerin dhe i lemë në zjarr për disa minuta. Tani kthehemi te brumi, mbasi i nxjerim nga frigoriferi të dyja pjesët i hapim me okllai në madhësinë e tavës që është me diametër 20 -22 cm, e vendosim pjesën e parë dhe hedhim mbushjen me mollë pastaj vendosim pjesën tjetër ku me majën e thikës bëjmë disa të çara,

Piqet në temperaturë 190 gradë C për 50 minuta

Ps.
Por mund të bëhet dhe pa pjesën e sipërme si në foto.

Powered by Blogger.