"Si Ta Quaj Kete Dashuri" Sham bëhet i frikshëm, ai fillon përgjojë Kushin, Ja Cfare do te ndodhe Neser



Arnav më në fund pranon që të bëhet ahengu. Të gjithë fillojnë me përgatitjet. NK komplimenton Kushin që plani i saj funksionoi. Kushi i thotë se Arnav tani do e pranojë humbjen. Arnav vjen dhe i thotë se fituesi shpallet në aheng dhe i thotë të praktikohet mirë pasi këtë herë ai nuk do jetë aty për ta mbajtur kur ajo të bie. Sapo thotë këtë Arnav bie dhe Kushi e shpëton. Gjyshja thotë se do ketë një çmim për fituesin. Ajo ka një kuti ku ndodhet statuja e Perëndeshës së kërcimit të cilën gjyshja e ka ruajtur për 40 vjet. Kushi kthehet në shtëpi dhe praktikohet për kërcimin. Sham e përgjon nga dritarja. Halla e kupton që dikush ndodhet jashtë dritares. Ajo sheh Shamin dhe del jashtë. Halla përzë Shamin dhe i thotë të mos shkelë më në shtëpinë e saj. Ajo e kërcënon Shamin se do e vrasë nëse merret me Kushin. Manorma është e mërzitur sepse gjyshja nuk e lë të shikojë bizhuteritë që ka zgjedhur për Pajalin dhe mendon se Pajal po i merr jo vetëm djalin por edhe vendin e saj në shtëpi. Akash e qetëson atë. Edhe Pajal është e shqetësuar si do sillet Manorma me të kur të jetë nuse. Kushi vishet si Manorma dhe e imiton.

JU LUTEM KLIKONI MBI REKLAMA QE TE KEMI SA ME SHUME INFO RRETH SERIALIT  NE VAZHDIM 



SHIKO KANALET SHQIPTARE FALAS ME INTERNET KLIKO LINK ---> WWW.ALBTVHD.COM
Powered by Blogger.