Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

"Si Ta Quaj Kete Dashuri" Arnav dhe Kushi ngecin në dhomë, ja ç’do ndodhë nesër


Arnav arrin të shpëtojë Akashin. Arnav, Akash dhe Pajal dalin jashtë por Arnav kthehet sepse ka harruar celularin. Në këtë kohë edhe Kushi vjen në shtëpi dhe përballet me Arnavin kur ora është fiks 00:00. Ajo fillon bërtet dhe pyet Arnavin pse ndodhet aty. Arnav ja mbyll gojën dhe i thotë të mos bërtasë sepse do zgjojë familjen dhe do e marrin vesh që Pajal nuk është në shtëpi. NK vjen gjithashtu në shtëpinë e Kushit. Ai përballet me hallën. Kushi dhe Arnav kanë ngecur në dhomë. Kushi habitet kur merr vesh se NK ka ardhur. Halla shkon tek dhoma e Kushit dhe Pajalit. Kushi e hedh Arnavin në krevat dhe e mbulon me batanije sikur është Pajali. Halla i thotë Kushit të flejë pranë Pajalit por në fakt poshtë batanijes është Arnav. Kushi vihet në siklet. Halla largohet. Arnavit i bie telefoni. Atij i ngec ora e dorës tek fustani i Kushit. Ai e gris fustanin e Kushit për të kapur telefonin. Arnav largohet. Pajal kthehet. Kushi e pyet çfarë ndodhi me Akashin.

Keshilla