Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

SI TA QUAJ KËTË DASHURI/ Akash do të takojë Pajalin, djemtë bëjnë plan, ja ç’do ndodhë të hënën



Halla i tregon Kushit fustanin e saj të martesës dhe kërkon që Kushi ta veshë në dasmë. Kushi mërzitet pasi fustani nuk është masa e saj. Pajal qesh me Kushin. Kushi tallet me hallën dhe i thotë se pas dasmës së Pajalit dhe Akashit do martojnë hallën me NK. Më pas ato mendojnë se çfarë do i bëjnë dhuratë familjes Raizada për dasmën. Ato vendosin t’i dhurojnë një sari nga Laknou gjyshes. Kur vjen radha tek dhurata për Arnavin ato janë pa ide. Kushi thotë se Arnavit edhe po t’i dhurosh gjithçka nuk është i kënaqur. NK i thotë Akashit të telefonojë Pajalin. Telefonin e kap halla. Akash e mbyll. Arnav i thotë të telefonojë sërish por përsëri del halla. Arnav e merr telefonin dhe i thotë hallës të thërrasë Pajalin. Kushi vjen dhe kap telefonin por ja kalon Pajalit kur halla i thotë që është Arnav. Arnav ja kalon telefonin Akashit dhe ai flet me Pajalin. Pajal mërzitet që shumë shpejt do e lërë shtëpinë dhe largohet. NK dhe Kushi flasin me njëri tjetrin në telefon. Arnav bëhet xheloz. Akash është i mërzitur dhe do që të takojë Pajalin. NK dhe Arnav mendojnë për një plan që të shkojnë në shtëpinë e Pajalit pa e marrë vesh gjyshja.

Keshilla