Shëndetlije - Lexo Receten



Përbërësit janë:
  • 6 vezë
  • 2 vazo mjalt (800 gr) (ose sipas dëshirës)
  • 1 gotë uji sheqer
  • gjysëm kg arra
  • 1 filxhan çaji gjalp të shkrirë
  • 1 lugë buke me sodë por jo plot
  • 7 gota uji miell 
Shërbeti:
  • 1.5 kg ujë
  • 1 kg sheqer
  • 2 fleta barbarozë për aromë
Përgatitja:
Në enën ku do përgatisim ëmbëlsirën hedhim vezët, sheqerin, arra, mjaltin dhe gjalpin, i përziejmë pak (1 minutë). Sodën e shtojmë tek mielli, e përziejmë mirë dhe miellin ja shtojmë masës më lart përmendur. Në tepsinë ku do pjekim ëmbëlsirën e lyejmë me gjalp ose vaj dhe vendosim masën dhe e pjekim në temperaturë të ulët (80 gradë) për 40 minuta dhe kur ka marë një ngjyrë kafe të çelur bëjmë provën me thikë, nëse thika del e thatë e ngrejmë gradacionin deri sa të mari ëmbëlsira një ngjyrë më të fortë se ngjyra kafe


Powered by Blogger.