Nuk i ofruan rol në sezonin 3 të serialit, 'Kushi' flet e zhgënjyer!

Si ta quaj këtë dashuri është seriali që ka rrëmbyer zemrat e teleshikuesve. Dy aktorët Arnav dhe Kushi kanë bërë që seriali të ndiqet nga të gjithë grupmoshat në shumë vende të botës, gjithashtu ky serial po transmetohet edhe në Shqipëri. 
Seriali u transmetua për herë të parë në Indi në qershor të vitit 2011 dhe përfundoi në nëntor 2012 me aktorë kryesor Sanaya Irani në rolin e Kushit dhe Barun Sobti në rolin e Arnav.
Në nëntor të vitit 2015 regjisori e solli edhe një herë serialin me po të njëjtët aktorë pra me Sanaya dhe Barun por me vetëm 8 seri. Ky rikthim i tyre u pëlqye shumë dhe theu rekord në shikueshmëri.
Në fillim të këtij viti regjisori Gul Khan i gëzoi sërish të gjithë fansat e serialit kur njoftoi për sezonin e 3.
Por shumë fansa u zhgënjyen kur doli lajmi se në serial do luajë vetëm Barun Sobti ndërsa Sanaya Irani jo.
Sezoni 3 tregon një histori tjetër dashurie. Barun Sobti luan rolin e Advaj ndërsa krah tij luan edhe aktorja Shivani Tomar në rolin e Çandini.
Por pse nuk luan Sanaya Irani në sezonin 3 krah Barun Sobti? E pyetur për këtë në një intervistë, aktorja dukej e zhgënjyer.
"Të gjithë po më pyesin pse nuk jam në sezonin 3 të "Si ta quaj këtë dashuri". Do doja ta kisha një përgjigje, por nuk kam ide. Duhet të pyesni regjisorin. Nuk është se më ofruan rol dhe unë nuk e pranova. Thjesht nuk kam ide pse", u shpreh aktorja duke treguar kështu se nëse do i ofronin rol do e pranonte. 
Megjithatë Sanaya i uroi suksese kolegut të saj Barun Sobti. 
"Mezi po pres të shoh çfarë historie dashurie do trajtohet në "Si ta quaj këtë dashuri 3". Barun është një nga kolegët e mi të preferuar dhe është një shok i mirë. I uroj suksese në sezonin 3", tha Sanaya.
Powered by Blogger.