Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

NOELI I VOGËL NDAHET NGA JETA, DEDIKIMI PREKËS I ALBANA OSMANIT!


Albana Osmani, një nga figurat më të rëndësishme të televizionit në Shqipëri është iniciatorja e një kauze të veçantë, e cila ka si qëllim mbledhjen e fondeve nga aktivitetet e ndryshme nën logon e lulediellit, për të ndihmuar fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT. 

Nga fondet e mbledhura, Albana Osmani ka mundësuar blerjen e pajisjeve respiratore që shërbejnë  Nga fondet e mbledhura, Albana Osmani ka mundësuar blerjen e pajisjeve respiratore që shërbejnë për suport frymëmarrje kur fëmijët dalin nga salla e operacioneve. Mungesa e tyre shpesh është shumë e rrezikshme, sa mund të vendosë në dilemë edhe jetën e fëmijëve. Gjithashtu është mundësuar edhe blerja e disa poltronave kimioterapie me pompat përkatëse. 

Fushata sensibilizuese “Ti je një luledielli” synon tua lehtësojë sado pak momentet e vështira të jetës së tyre, këtyre fëmijëve të sëmurë, për t’i bërë të ndjehen mirë në botën e tyre. Pjesë e kësaj fushate janë bërë persona publikë nga të gjitha përfaqësimet: Arti , Politika , Show Biz etj. 

Ndërkohë një prej rasteve që ka prekur opinionin publik ka qenë rasti i Noelit të vogël i cili nuk mundi ta sfidonte dot sëmundjen deri në përmirësim. Ai u nda nga jeta sot, në një moshë shumë të vogël duke prekur të gjithë ata që e kanë njohur. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Albana Osmani, duke shprehur keqardhjen dhe ngushëllimin e saj. Nëpërmjet një postimi ajo ka thënë : “ NOEL DO SHIHEMI PERSERI ATJE KU TI JE SOT NE QIELL, #tijenjeengjell

Keshilla